Privatësia

Politika e Cookies

Përditësuar së fundi: shtator 2026

ECHARGE i trajton informatat personale në mënyrë të enkriptuar dhe të sigurt. Informatat personale të ndara në ueb-faqet e ECHARGE nuk shiten dhe nuk shkëmbehen me palë të treta.

Informatat personale dhe cookies

ECHARGE dëshiron gjithmonë t'i ofrojë klientëve përvojën më të mirë të mundshme online. Për këtë arsye përdorim cookies, që me fjalë të thjeshta janë një mjet për optimizimin e përvojës së shfrytëzuesit në ueb-faqen tonë.

Mbledhim dhe ruajmë të dhëna të regjistrimit (log) me furnitorë të jashtëm (Google Analytics, LinkedIn, MailChimp), dhe këto të dhëna mund të tregojnë, për shembull, cilat postime, faqe dhe produkte kërkohen dhe shikohen. Me këto informata mësojmë se për çka interesohen shfrytëzuesit tanë, për të përmirësuar përmbajtjen, përzgjedhjen e produkteve dhe ofertat.

Nëse nuk pranoni përdorimin e cookies, mund të ndryshoni cilësimet në shfletuesin tuaj dhe t'i çaktivizoni. Kini parasysh se ueb-faqja mund të mos funksionojë në mënyrë optimale nëse cookies janë të çaktivizuara. ECHARGE përdor furnitorë të sigurt dhe të besueshëm për trafik dhe analitikë, dhe cookies që ata kërkojnë mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Për çdo pyetje rreth cookies në echarge-ks.com, shkruani në privacy@echarge-ks.com.

Çka janë cookies

Cookies janë skedarë të vegjël kompjuterikë, që përmbajnë tekst dhe ruhen në kompjuterin tuaj, ashtu që shërbimet dhe funksionet të punojnë në faqen që po vizitoni.

Në bazë të Direktivës së BE-së për Privatësinë dhe Komunikimet Elektronike 2002/58/EC dhe 2009/136/EC dhe legjislacionit kombëtar përkatës, duhet të jepni pëlqimin që ueb-faqja të përdorë cookies. Cookies ruhen në kompjuterin tuaj ashtu që shërbimet dhe funksionet të punojnë në faqen që po vizitoni, për shembull kur plotësoni formularë, dëshironi të nënshkruani marrëveshje ose të shfrytëzoni shërbime të ndryshme. ECHARGE nuk përdor cookies për të dërguar spam. Kini parasysh se pjesë të faqes nuk do të funksionojnë si duhet nëse i çaktivizoni cookies.

Kthehu në faqen kryesore