
Karikim publik
Karikues AC dhe DC të cilësisë së lartë, të shpejtë dhe efikas, në lokacione të përshtatshme në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjej stacionetShërbimet e karikimit
Nga një karikues i vetëm në garazh deri te një pikë e plotë publike e mbushjes, ne planifikojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë infrastrukturën e karikimit për veturat elektrike. Ekipi jonë kujdeset për vizitën në lokacion, dimensionimin e lidhjes elektrike, vënien në punë dhe servisin.
Karikim për të gjithë

Karikues AC dhe DC të cilësisë së lartë, të shpejtë dhe efikas, në lokacione të përshtatshme në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjej stacionet
Zgjidhje karikimi për shtëpi, të lehta për instalim, me mbështetje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.
Shiko karikuesit për shtëpi
Infrastrukturë e personalizuar, nga konsulenca deri te instalimi, për biznese të çdo madhësie.
Bisedo me neSi funksionon
Hap aplikacionin, shiko disponueshmërinë në kohë reale pranë teje dhe filloje sesionin me dy klikime.
Deri në 300 kW fuqi ultra e shpejtë — shumica e veturave janë gati brenda 30 minutash.
Karikim efikas dhe me emetime të ulëta, për një Kosovë dhe Shqipëri më të qëndrueshme.
Pagesa të sigurta dhe një ekip i gatshëm 24/7 për çdo nevojë.
DC apo AC
Karikimi DC është për rrugë dhe ndalesa të shkurtra, karikimi AC për parkime të gjata. Tabela më poshtë krahason shpejtësinë, nivelet e rekomanduara të baterisë dhe përdorimin ideal.
| Karakteristika | Karikim DC i shpejtë | Karikim AC |
|---|---|---|
| Fuqia | 75 – 480 kW | 7.4 – 22 kW |
| Shpejtësia | 20% → 80% në 20 – 30 minuta | Karikim i plotë në 4 – 8 orë |
| Niveli i rekomanduar i baterisë | Fillo nën 20%, ndalo në 80% | Çdo nivel, deri në 100% |
| Përdorimi ideal | Rrugë të gjata, ndalesa të shkurtra, flota | Shtëpi, zyrë, hotele, parkime të gjata |
| Lidhjet | CCS2 (GB/T në disa stacione) | Type 2 |
| Çmimi për kWh | €0.39 – €0.49 | €0.21 ditë · €0.19 natë |
Pyetjet e shpeshta
ECHARGE operon stacione mbushëse publike në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Ferizaj dhe qytete të tjera në Kosovë dhe Shqipëri, në parkingje tregtare, hotele dhe pika karburanti. Harta e lokacioneve në këtë faqe tregon adresën, fuqinë dhe disponueshmërinë e secilit stacion në kohë reale.
ECHARGE ofron karikues AC deri në 22 kW për shtëpi, biznese dhe parkingje të gjata, dhe karikues DC të shpejtë nga 75 kW deri në 480 kW për karikim publik. Lidhjet e disponueshme janë CCS2, Type 2 dhe në disa stacione GB/T.
Karikimi DC kushton nga €0.39 deri në €0.49 për kWh, varësisht prej stacionit. Karikimi AC kushton €0.21 për kWh gjatë ditës dhe €0.19 gjatë natës. Abonimet mujore Basic, Active dhe Pro ofrojnë energji të përfshirë me çmim më të mirë.
Në një stacion DC ultra të shpejtë deri në 300 kW, shumica e veturave elektrike karikohen nga 20% në 80% brenda 20 – 30 minutash. Në një karikues AC 22 kW, karikimi i plotë zakonisht zgjat ndërmjet 4 dhe 8 orësh, varësisht nga bateria.
Shkarko aplikacionin ECHARGE për iOS ose Android, zgjidh stacionin në hartë, lidh kabllon dhe fillo sesionin me dy klikime. Pagesa bëhet në aplikacion me kartë, dhe statusi i karikimit shfaqet live derisa pritni.
Po. Të gjitha stacionet publike ECHARGE janë të qasshme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe ekipi i mbështetjes është i gatshëm 24/7 në +383 (0)46 21 22 00 dhe info@echarge-ks.com për çdo pyetje ose problem në stacion.
Po. ECHARGE planifikon, furnizon, instalon dhe mirëmbajtë infrastrukturë karikimi për biznese, hotele, ndërtesa banimi dhe flota në Kosovë dhe Shqipëri, nga vizita në lokacion dhe dimensionimi i lidhjes elektrike deri te vënia në punë dhe servisi.