
Pse jo prizë e rëndomtë?
Karikimi nga një prizë shtëpiake është i ngadalshëm dhe e mban instalimin nën ngarkesë për shumë orë rresht. Një karikues i dedikuar ka mbrojtjet e vetë, komunikon me veturën dhe e ndal karikimin nëse diçka nuk është në rregull.
Për këtë arsye, karikuesi i murit është zgjidhja standarde për shtëpi dhe kushton shumë më lirë sesa riparimi i një instalimi të mbingarkuar.
Çfarë fuqie të zgjidhni?
Me lidhje njëfazore, 7.4 kW e karikon plotësisht shumicën e veturave brenda natës. Me lidhje trefazore, 11 kW ose 22 kW e shkurtojnë kohën ndjeshëm — por vetëm nëse vetura pranon atë fuqi.
Nëse karikoni çdo natë dhe bëni nën 100 km në ditë, 7.4 kW zakonisht mjafton pa asnjë kompromis.
Si rrjedh instalimi?
- Vizitë ose konsultë për lidhjen elektrike dhe vendin e karikuesit
- Zgjedhja e modelit: prizë Type 2 apo kabllo e fiksuar
- Instalimi me siguresë dhe mbrojtje të dedikuar
- Vënia në punë, testimi dhe lidhja me aplikacionin
- Mbështetje dhe mirëmbajtje pas instalimit
Sa kushton karikimi gjatë natës?
Me tarifë nate €0.19 për kWh, një karikim prej 36 kWh kushton rreth €7. Për një vozitës që bën 1,500 km në muaj me konsum 18 kWh për 100 km, kjo është rreth €51 energji në muaj.
Vazhdo më tutje
Pyetje për projektin tuaj?
Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.
