Financim · 18 qershor 2026

Tranzicioni i gjelbër me ECHARGE dhe ProCredit Bank

Në partneritet me ProCredit Bank, ECHARGE ofron karikues DC të shpejtë me financim 0% interes. Pajisjet prodhohen në BE, dhe blerësi lidh një marrëveshje pesëvjeçare për t'u kyçur në platformën ECHARGE, me faturim, monitorim dhe eRoaming të përfshirë.

Karikues DC ECHARGE në një lokacion biznesi

Çka përfshin oferta?

Karikuesat DC të shpejtë prodhohen në Bashkimin Evropian dhe i plotësojnë standardet aktuale të industrisë, duke ofruar karikim të shpejtë dhe të besueshëm për të gjitha llojet e veturave elektrike.

Financimi me 0% interes bëhet përmes ProCredit Bank, ndërsa kyçja në platformën ECHARGE lidhet me një marrëveshje pesëvjeçare.

Pse ia vlen kyçja në platformën ECHARGE?

  • Rrjet i gjerë që i lidh vozitësit e veturave elektrike me stacionin tuaj
  • Qasje në bazën ekzistuese të përdoruesve të ECHARGE
  • Kontrata B2B të ekzistuese me klientë korporativë
  • Të dhëna në kohë reale në Google Maps, Apple Maps dhe navigimin e prodhuesve
  • Përfshirje në kampanjat e marketingut dhe promovimet e ECHARGE
  • Marrëveshje eRoaming, që lejojnë përdoruesit e rrjeteve tjera të karikojnë te ju

Si filloni?

Shkruani në info@echarge-ks.com ose telefononi +383 (0)46 21 22 00. Pas vizitës në lokacion, ju propozojmë modelin e karikuesit, fuqinë dhe kushtet e financimit.

Vazhdo më tutje

Pyetje për projektin tuaj?

Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.

Kthehu në lajmePublikuar