Karikim DC · 14 gusht 2026

Udhëzues për karikues DC fast dhe ultrafast

Karikuesit DC e kthejnë rrymën në rrymë të vazhduar brenda pajisjes dhe e karikojnë baterinë drejtpërdrejt, pa kufizimin e karikuesit të veturës. Në praktikë, karikues nga 75 kW quhen të shpejtë, ndërsa mbi 150 kW ultra të shpejtë.

Karikues DC ultra i shpejtë ECHARGE në një lokacion publik

Fast apo ultrafast?

Një karikues 75 – 100 kW është i mjaftueshëm për supermarkete, hotele dhe qendra tregtare, ku vozitësi qëndron 30 – 60 minuta.

Për pika pranë autostradave, ku çdo minutë ka peshë, përdoren karikues 150 – 480 kW me kabllo të ftohur, që e sjellin ndalesën në 15 – 25 minuta për shumicën e veturave moderne.

Lidhjet: CCS2 dhe GB/T

Standardi kryesor në Kosovë, Shqipëri dhe në Europë është CCS2. Në disa stacione ECHARGE ofrohet edhe GB/T, për vetura të importuara nga tregu kinez.

Shumë karikues DC ofrojnë dy lidhje, kështu që dy vetura karikohen njëkohësisht, me fuqi të ndarë ose të plotë, varësisht prej modelit.

Si zgjedhet karikuesi për një lokacion?

  • Sa kohë qëndron klienti — 20 minuta apo 2 orë
  • Fuqia e disponueshme e lidhjes elektrike në objekt
  • Numri i veturave në ditë dhe orët e pikut
  • Nevoja për zgjerim të mëvonshëm me module shtesë
  • Mundësia e kombinimit me karikues AC 22 kW për qëndrime të gjata

Përgatitja e lokacionit dhe afatet

Para porosisë duhet vlerësuar fuqia e disponueshme, amperazhi dhe tensioni, nevoja e mundshme për ngritje të nënstacionit, lejet dhe pajtueshmëria me rregullat lokale. Karikuesat DC kanë afate furnizimi, kështu që planifikimi bëhet paralelisht me punimet në lokacion.

Zgjidhni edhe versionin e duhur për kushtet e mjedisit: kabllo të ftohura me lëng për fuqi shumë të lartë, ose versione të thata për lokacione më të lehta.

Modulariteti, zgjerimi dhe OCPP

Kërkoni karikues modular, ku fuqia shtohet me module dhe ku mund të kalohet nga një pajisje standalone në një sistem HPC të distribuar. Kështu investimi mbetet i përshtatshëm edhe pas disa vitesh.

Sigurohuni që karikuesi mbështet OCPP 1.6 ose më të lartë — vetëm kështu ai lidhet në platformën ECHARGE, me monitorim në distancë, autentikim të përdoruesit dhe faturim automatik.

Karikuesat DC që furnizojmë

Portofoli jonë përfshin karikues DC nga 75 kW deri në 480 kW nga prodhues ndërkombëtarë, me instalim, vënie në punë dhe servis të përfshirë. Shiko modelet në faqen e karikuesave ose kërko një ofertë për lokacionin tuaj.

Vazhdo më tutje

Pyetje për projektin tuaj?

Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.

Kthehu në lajmePublikuar