Flota · 30 korrik 2026

Kursimet dhe reduktimi i CO2 për flotën tuaj

Kursimi i një flote llogaritet duke krahasuar kostot për 100 km. Një veturë elektrike që konsumon 18 kWh për 100 km, e karikuar me tarifë AC €0.21, kushton rreth €3.8 për 100 km — dukshëm më lirë sesa një veturë me naftë në të njëjtën distancë.

Vetura të flotës duke u karikuar në një lokacion biznesi

Llogaritja bazë për flotën

Nisni nga tri numra: kilometrat vjetore, konsumi mesatar në kWh për 100 km dhe tarifa e karikimit që përdorni.

Për 30,000 km në vit dhe konsum 18 kWh për 100 km, flota merr rreth 5,400 kWh. Me tarifë AC €0.21 për kWh, kostoja e energjisë është rreth €1,134 në vit për veturë.

Ku fshihen kursimet e tjera

  • Karikim gjatë natës me tarifë të reduktuar €0.19 për kWh
  • Më pak pjesë konsumuese dhe mirëmbajtje më e thjeshtë mekanike
  • Karikim në bazë të vetë kompanisë, pa ndalesa në rrugë
  • Raportim i centralizuar i konsumit për secilën veturë

Si raportohet reduktimi i CO2?

Reduktimi raportohet si diferenca mes emetimeve të flotës së mëparshme dhe konsumit aktual të energjisë. Për raportim të besueshëm ju duhen të dhëna të sakta të sesioneve — kWh për veturë, për periudhë dhe për lokacion.

Platforma e karikimit ECHARGE i mban këto të dhëna për secilin sesion, kështu që raportet e qëndrueshmërisë bazohen në matje reale dhe jo në vlerësime.

Si bazë llogaritjeje përdorim emetimet e veturave me naftë (26.5 kg CO2 për 100 km) ose benzinë (31.4 kg CO2 për 100 km) dhe energjinë nga termocentral me thëngjill (1,000 kg CO2 për 1,000 kWh), me shkallë reduktimi varësisht nga miksi i energjisë që zgjedhni.

Karikim i dedikuar për flotën tuaj

Ne planifikojmë dhe instalojmë karikues AC dhe DC në bazën e kompanisë, me kontroll të qasjes, matje për veturë dhe servis të vazhdueshëm. Shkruani në info@echarge-ks.com për një propozim për flotën tuaj.

Llogaritni kursimin e flotës suaj

Karburanti aktual

Çmimet mesatare në pompat e Kosovës, shtator 2026. Ndryshoni sipas faturës suaj.

Si karikoni?

€0.038 + 8% TVSH

€0.21/kWh

€0.39/kWh

Çmimi mesatar: €0.101/kWh

Burimi i energjisë

Kursimi financiar

€2.656

në vit · Për 5 vjet: €13.281

Karburanti sot

€2.960

€14,80 për 100 km

Karikimi elektrik

€304

€1,52 për 100 km

CO2 e shmangur

2,0

ton CO2 në vit

Emetimet sot

5,3 t

Me veturë elektrike

3,3 t

pemë

95

sa CO2 thithin në një vit

Rekomandimi ynë

Karikues AC inteligjent 11 – 22 kW

Një karikues AC në shtëpi ose në parkingun tuaj e mbush veturën gjatë natës me tarifën më të ulët. Me lidhje trefazore, 11 kW mjafton për shumicën e veturave; 22 kW për bateri të mëdha.

67 km në ditë për veturë
Kërko ofertë

Hapet emaili juaj me të gjitha të dhënat e llogaritura.

Vlerësim orientues. Kursimi real varet nga vetura, stili i vozitjes dhe çmimet e ditës. Emetimet në qytet: dizel 26.5 kg CO2/100 km (8 L), benzinë 31.4 kg CO2/100 km (10 L); veturë elektrike 16.5 kg CO2/100 km me rrjetin e Kosovës (95% thëngjill, 1,100 g CO2/kWh).

Kursimi financiar€2.656

Vazhdo më tutje

Pyetje për projektin tuaj?

Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.

Kthehu në lajmePublikuar